• 27-09-2021

Në spitalet e Shkupit ka 495 pacientë të dyshuar ose të diagnostikuar me virus

Medical workers treat a patient with COVID-19 in the intensive care unit at the University Hospital (CHUV) during the state of emergency of the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in Lausanne, Switzerland, Friday, April 3, 2020. Countries around the world are taking increased measures to stem the widespread of the SARS-CoV-2 coronavirus which causes the Covid-19 disease. (KEYSTONE/POOL/Laurent Gillieron)

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 40 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 495 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat.

 

Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 19 persona. Dy pacientë janë pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, dy pacientë janë pranuar në kovid-qendrën pranë Klinikës së Neurologjisë, gjashtë në Institutin e TBS-së, tre në Klinikën e Dermatologjisë, dy në Klinikën për Sëmundje të Syve. Në ORL janë pranuar tre pacientë, kurse në Klinikën për Gastroenterohepatologji është pranuar një pacient.

 

 

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 8 pacientë të ri me Covid-19, 13 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup. Brenda 24 orëve janë regjistruar 32 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

 

 

Në Spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 110 pacientë me Covid-19, kurse në Klinikën për Sëmundje Infektive 146 pacientë. Në spitalin e Kozles ka 38 pacientë. Gjithsej 495 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.

 

 

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 20 shtretër të lirë./nmk-post/

Read Previous

Twitter merr vendim drastik, ja si do të veprojë me ata që përhapin dezinformata për vaksinën anti-Covid

Read Next

Mbyllet një lokal në Tetovë, ja pse!

%d bloggers like this: