Breaking News :

nothing found
30-03-2023

Mbi 1.5 milionë viktima nga COVID-19 në mbarë botën

Advertisement

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 1.5 milionë

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, gjithsej 1.500.271 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka arritur në 64.897.870.

Shifra më e madhe e vdekjeve deri tani është regjistruar në SHBA, me 279.867 viktima.

Pas saj radhiten Brazili me 174.531 viktima, India 138.657, Meksika me 107.565, Britania e Madhe 59.699, Italia 57.045, Franca 53.816, Irani 48.990, Spanja 45.784, Rusia 41.607 dhe Argjentina 39.156.

Pas shfaqjes në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Deri më tani, janë shëruar 44.993.631 persona të infektuar me virusin.

Advertisement

Read Previous

EVN Maqedoni me investim të ri në Negotinë

Read Next

Gjermani, kufizimet e pjesëshme shtyhen deri në janar