EVN Maqedoni me investim të ri në Negotinë

Termocentrali i parë fotovoltaik në vend që prodhon njëkohësisht energji elektrike nga dielli dhe nga shkëlqimi i dritës u instalua në Negotinë nga EVN Maqedoni. Ky termocentral është pjesë e teknologjive më moderne botërore, dhe është ndërtuar në një periudhë rekord prej më pak se 4 muajsh. Termocentrali fotovoltaik i EVN Maqedoni është i përbërë nga 4416 panele me një fuqi prej 335 W, respektivisht fuqi e instaluar prej 1479 kW dhe ka një kapacitet prej 2.1 GWh për prodhimin vjetor të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. EVN është një kompani me përgjegjësi shoqërore që vazhdimisht ndërmerr hapa konkretë për të mbrojtur mjedisin. Për 15 vjet EVN ka investuar në ndërtimin e hidrocentraleve në mënyrë që të prodhojë energji elektrike nga burime të rinovueshme, paralelisht me fushatat masive për efiçiencë energjetike në të gjithë vendin./Alsat

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like