Maqedonia “fundos” Gjermaninë me rezultat 1-2

Maqedonia e Veriut ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen e vlefshme të faza së parë kualifikuese në kampionatin europian “Katar2022”, përcjell nmk-post.com

Zhbllokimin e këtij rezultati e bëri Maqedonia në minutat shtesë të pjesës së parë, me Bardhin që dhuroi një asist përfekt për Pandevin, ndërsa ky i fundit shënoi pa problem në rrjetën e Ter Shtegenit për epërsi 0:1.

Në pjesën e dytë gjermanët përfituan një penallti në minutën e 62-të dhe atë në gol e shndërroi Gyndogan për të barazuar shifrat për momentin në 1:1. Në vijim Maqedonisë ju mohua një penallti e pastër nga arbitri.

Advertisement

Ndërkohë dënimi për gjermanët do të vinte në minutën e 85-të me Arijan Ademi që bëri gjithçka mirë në zonën e rreptësisë të Gjermanisë dhe dhuroi një top të mirë për Elmas, i cili me shumë stil e çoi në rrjetë për shifra 1:2 dhe fitore të Maqedonisë në këtë përballje shumë të vlefshme.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like