Maqedonia do të lëshoj certifikata për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se pritet që javën e ardhshme vendi do të fillojë të nxjerrë certifikata për Covid-19. Ky lloj i certifikatës do të mbajë të dhëna nëse personi është i vaksinuar, ka kaluar virusin ose ka bërë PCR test.

“Javën e ardhshme do të nxjerrim edhe të ashtuquajturin Green pass. Do të jetë QR kodi elektronik ku do të ketë të dhëna për vaksinim, për PCR test dhe eventualisht për antitrupa. Në rast se cilido prej këtyre parametrave kërkohet në cilindo vend të Evropës, t’i ketë udhëtari”., deklaroi Filipçe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like