Lutfi Haziri për Vjosa Osmanin: Gjenerata e saj ka mujt veç me recitu për Rugovën

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është pyetur dje në emisionin Pressing në T7 për deklarimet se Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti nuk e përfaqësojnë frymën rugoviane.

Haziri ka thënë se është gjenerata e u.d të presidentit, Vjosa Osmanit që presidentin historik Ibrahim Rugova nuk ka mundur ta kishin bashkëpunëtor.

Madje, Haziri tha se gjenerata e Osmanit ka mundur vetëm të recitojë për Rugovën.

“Gjenerata e Vjosa Osmanit në politikë ka mujt me recitu për Rugovën, nuk ka mujt me pas bashkëpunëtor”, ka thënë ai.

Kjo sipas Hazirit është çështj e e moshës, pasi Vjosa Osmani është më e re në politikë.

Advertisement

“Është çështje e moshës, është ma e re, në politikë, kur është aktivizu është aktivizu në zyrën e presidentit Sejdiu, po s’ka pas mundësi me qenë pjesë në mekanizma a në strukturë, ka qenë me familje, ajo që ka qenë votë e përbashkët ideologji e përbashkët në LDK”, shtoi tutje ai.

“Natyrisht që z.Mustafa është emëruar ministër i financave në qeverinë e ekzilit, kur LDK-ja e ka pas veç kryeministrin. Pjesën tjetër e kemi pas formulë të ndarjes, krejt bota e dinë që prej ditës së parë edhe në fund që Ministri i Financave është njeri i LDK-së. Për herë të parë është aktivizu në LDK në zgjedhjet e 2007-tës. Dy herë iu është ofru posti i ministrit të Financave, z. Mustafa nuk e ka pranuar. Edhe në vitin 2000-2001 është marrë me jetë akademike”, ka thënë Lutfi Haziri.

Burimi: https://ballkani.info/lutfi-haziri-godet-vjosa-osmanin-gjenerata-e-saj-ka-mujt-vec-me-recitu-per-rugoven/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like