• 25-10-2021

Luana Vjollca vjen në duet surprizë me Ylli Limanin

Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkak të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”. Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka udhëtuar këto kohë drejt Prishtinës, për të punuar këngët e reja të saj.
“Prive” ka mësuar se aktualisht Luana ndodhet në Prishtinë, jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez. Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.
Ndërkohë kujtojmë se pak ditë më parë Luana Vjollca hoqi dorë përfundimisht nga pamja e saj me flokët bjond. Me rastin e Pashkës, ajo vendosi të bënte dhe një ndryshim drastik në look duke i lyer flokët në ngjyrë portokalli. Ndryshimi në pamje u prit shumë mirë nga fansat e saj dhe tashmë na mbetet të shohim nëse kjo erdhi si pasojë e projekteve të reja muzikore me të cilat po merret aktualisht.

Read Previous

Filipçe: Vetëm me vaksinim do ta fitojmë imunitetin kolektiv

Read Next

Reali në epërsi, Benzema shënon super gol kundër Barcelonës (VIDEO)

%d bloggers like this: