LSDM: VMRO-DPMNE i pengon ndryshimet në rregullore

Nga LSDM përmes një kumtese me shkim thonë se përpjekja që të pengohet miratimi i ndryshimeve të Rregullores me amendamente të shumta e tregon dëshirën e VMRO-DPMNE-së që ta bllokojë ligjvënësin në kohe pandemie”|.

“MIckoski dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë me destruktivitetin e tyre dhe punojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dëm të qytetarëve. Kjo është e turpshme dhe sjellje e papërgjegjshme”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së dhe se me këto veprime kjo parti vepron në dëm të qytetarëve.

“Në kohëra serioze me coroanvirusin, qytetarëve u nevojiten institucione me kapacitet të plotë dhe për këtë arsye propozuam ndryshime për ata deputetë të cilët janë të infektuar nga coronavirusi ose janë në izolim që të mund të punojnë nga larg, online”, thonë nga LSDM duke shtuar se qytetarëve u nevojitet Kuvend funksional i cili do të ketë mundësi t’i kryej funksionet në rrethana të këtilla.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like