Lloga porosi Apasievit: Neofashisti që feston fitoren ndaj Titos së tij

Estimated read time 1 min read

“Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, shkruan ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në një postim në rrjetet sociale, duke i çuar porosi kryetarit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

Ky i fundit më herët kishte njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar në ekstrakte Nismën e së Majtës kundër përkatësisë etnike në çertifikata.

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi të nisë procedurë për pjesët e tre neneve të Ligjit të Gjendjes Civile, të cilat përmbajnë fjalën “kombësia” në certifikatën e lindjes, martesës dhe vdekjes. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga kishte miratuar vendimin që në çertifikata të evidentohet edhe kombësia e çdo qytetari, kjo me qëllim që të evitojë çdo keqpërdorim, sidomos në pjesën e punësimeve, ku shumica e maqedonasve së fundi janë punësuar përmes një deklarata noteriale duke u deklaruar si shqiptarë. (INA)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like