Limajt po i “shpartallohet” NISMA, ja kush iu largua sot

Anëtarja e Nisma Socialdemokrate, Valdete Dushica-Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, përcjell “Bota sot”. Dushica-Bajrami këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në profilin e saj në Facebook.
Ajo ka falënderuar të gjithë anëtarët e këtij subjekti për angazhimin dhe përkrahjen e dhënë.
“Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës. Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve faleminderit për përkrahje e shumë suksese tutje”, ka shkruar ajo në Facebook. Ja njoftimi i saj:

Të nderuar miq,
Në mars të 2014 e fillova rrugëtimin tim politikë në Nismë dhe jam krenare për këto 7 vite punë si në kuvend, qeveri dhe në parti me një angzhim të palodhshëm, përkushtim dhe mbi të gjitha sakrificë, kalum periudha të rënda por edhe të sukseshme. Po ashtu, fal Nismës kam njohur shumë djem e vajza, burra e gra punëtor e të gatshëm të kontribojnë për zgjerimin e frymës socialdemokrate e që në rrethana tjera nuk do ta kisha pasur mundësin t’i njoh kurr.
Faleminderit secilës e secilit për angazhimin dhe përkrahjen tuaj. Gjithashtu, dua të falenderoj Kryetarin Limaj që për këto 7 vite jo që ka qenë Kryetar i Partisë por edhe një mentor për mua në politikë.
Unë më nuk do të jem pjesë e Nismës.
Nismës e Kryetarit Limaj i uroj suksese në rrugëtimin politikë dhe gjithë aktivisteve e aktivistëve falemnderit për përkrahje e shumë suksese tutje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like