• 26-07-2021

Rama ‘lëshon’ gojën për hartën e Kosovës që e publikoi Vuçiçi, ja çfarë thotë

Rama duke folur sot për vaksinimin e mjekëve kosovarë kundër COVID-19 në Kukës tha se ky proces u vonua pak “po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok. Ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një”.
Kujtojmë se Vuçiq publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb. Postimi ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë nisënnjë fushatë për heqjen e saj nga Instagrami.
Për këtë të fundit Rama, nga Kukësi ku inspektoi procesin e vaksinimin atje, thotë se ajo është një hartë leshi, nga shoku i Beogradit. “I kemi bërë me dije ministrisë se jemi gati për kontribut, kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte, nuk të lejojnë rieksportimin, dhe kjo është arsyeja pse kur ne morëm sasinë e parë, nuk e nxorëm asnjëherë emrin, që mos të fusim në sherr miqte me kompanitë. Në këtë rast, me Kosovën e bëmë, se do kishim penalitet ndryshe”.
“Kukësi është i përbashkët, është krejt e thjeshtë dhe natyrshëm që Kukësi të funksionojë, si bazë e përbashkët, u vonua pak po kjo ndodhi ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori dje ai shoku në Beograd duke lozur me kulla ne Facebobok. Ne jemi një e ardhmja dihet se cila është, sigurisht kemi qasje të ndryshme se si shkohet tek e ardhmja por në të tashme ne jemi një. E kemi çarë bllokadën për pamundësinë e vaksinimit të Kosovës. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti. Mjekët infermierët e Kosovës nuk do t’i lemë vetëm”, tha Rama./tch/

Read Previous

Vardari “i cekët” për Shkëndijën. Ballistët deklasojnë Komitët në mes të Shkupit

Read Next

Limajt po i “shpartallohet” NISMA, ja kush iu largua sot

%d bloggers like this: