Limaj: Kurti si Vuçiç, dëshiron pushtet absolut

Kandidati për kryeministër nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kreu i LVV-së e kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti dëshiron pushtet absolut sikurse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas Limaj pushteti absolut, do të sillte degjenerim total në shtetin e Kosovës, njësoj sikurs e pushteti në Serbi.

Advertisement

“Nuk besoj kurrë në Kosovë që do ta lejonte t’i hipte atij rreziku për të lejuar një parti politike të jetë e vetëmjaftueshme për të qeverisur”.

“Dhe ky vend nuk e ka luksin dhe pjekurinë e mjaftueshme institucionale politike, që të qeveriset nga një parti politike, pa një degjenerim masiv. Me koalicione kemi pasur problem me qeverisje, e merre me mend një pushtet absolut çka mund t’i ndodhë një vendi. Shiqoni çka po ndodhë në Serbi”, shprehet Limaj.

“Pushtet absolut a ka Vuçiqi në Serbi? – dhe krejt është tjetër gjë shteti serb me Kosovën”, tha Limaj në Rubikon.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like