Breaking News :

nothing found
09-06-2023

REUTERS: Pandemia drejt përfundimit, më shumë njerëz në botë të vaksinuar sesa të infektuar

Advertisement

Më shumë njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19 sesa janë infektuar, nga virusi që ka përfshirë gjithë botën që nga viti i kaluar dhe ky është një moment historik për t’i dhënë fund pandemisë, bazuar në të dhënat e fundit të ditës së mërkurë, shkruan Reuters, përcjellë Nmk-post.

Pavarësisht të dhënave ‘historike’, mbetet e paqartë se sa kohë do të duhet për të vaksinuar gjithë botën. Shumë prej atyre të vaksinuar kanë marrë vetëm një nga dy dozat e kërkuara.

Qendra Globale e Inovacionit të Shëndetit konfirmon blerjet globale të 7.7 miliardë dozave me 5 miliardë të tjera doza nën negociata ose të rezervuara si zgjerime opsionale të marrëveshjeve ekzistuese.

Vendet e pasura që grinden për furnizimet e vaksinave COVID-19 duhet të marrin në konsideratë situatën në pjesët më të varfra të botës, tha OBSH javën e kaluar./REUTERS/

Advertisement

Read Previous

Limaj: Kurti si Vuçiç, dëshiron pushtet absolut

Read Next

Pendarovski: Asnjëherë nuk kam pasur takim me familjet e të akuzuarve në rastin “Monstra”