LDK: Sondazhet janë shndërruar në fontanë dëshirash

Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së dhe shef i Kabinetit të ministrit të Brendshëm, Agim Veliu ka reaguar ndaj një sondazhi të nxjerrur së fundmi ku partia e tij renditet si forcë e tretë politike në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë se këto sondazhe janë shndërruar në “Fontanë dëshirash”, shkruan lajmi.net, transmeton nmk-post.

Advertisement

 

“Sondazhet janë shndërruar në “fontanë dëshirash”!”, ka shkruar ai.

Sondazhi në fjalë nxirrte VV-në të parën me mbi 41 për qind, ndërkaq që si parti të dytë PDK-në me rreth 20 për qind./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like