Largohet nga puna vëllau Boban Iliçit

Keshilltari i ASH-së në komunën e Kumanoves, Osama Muadini, permes nje postimi ne Facebook, ka njoftuar se pas reagimit qe ka bere, nga puna si zjarrefiks eshte larguar, Bojan Iliç, vëllai i Boban Iliçit, vrasësit të vogëlushit pesëvjeçar nga Kumanova, Almir Aliut. Edhe Bojan Iliçi ishte i perfshire ne perleshjen fizike qe ndodhi para dhe pas momentit te tragjedise ne Kumanove, ne vitin 2016.

“Më në fund një lajm i mirë!
Vëllau i Boban Iliç, vrasësit të Almirit, largohet nga puna!
Pas reagimit tim, bashkë me mjetet e informimit, lidhur me punësimin e Bojan Iliç në Njësinë e Zjarrfiksave, ai largohet nga puna”, shkruan Osama Muadini, këshilltar i ASH-së në komunën e Kumanovës./Lajm

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like