Laporta zgjidhet Presidenti i ri i Barcelonës

Joan Laporte ka fituar zgjedhjet për President të Barcelonës. Ne zgjedhjet e mbajtura gjatë ditës së sotme, 58 vjeçari ka fituar rreth 58% të votave. Laporte kështu mposht dy kandidatët e tjerë, Victor Font që ka marrë rreth 30% të votave dhe Antoni Freixa me rreth 10%. Dy kundërkandidatët e kanë uruar menjëherë Laporten për postin e ri. Ai ishte në krye të Barcës edhe gjatë viteve 2003-2010, në një ndër epokat më të lavdishme të klubit. Laporte kështu merr vendin e Josep Maria Bartomeu që dha dorëheqje dhe aktualisht është duke u përballur me drejtësinë. Një nga detyrat e para të tij pritet të jetë rinovimi i Leo Messit që vitin e fundit ka kërkuar largimin dhe është në muajt e fundit të kontratës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like