Lajm i mirë për besimtarët/ Mekka hap dyert për të kryer haxhin këtë vit

Arabia Saudite do të organizojë haxhillëk në Mekë këtë vit, por me kushte të posaçme, me qëllim që të pengohet përhapja e koronavirusit, njoftoi sot televizioni shtetëror saudit.
“Mekanizmi dhe kushtet për mbajtjen e haxhillëkut do të publikohen më vonë këtë vit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Haxhillëkut.
Vitin e kaluar Arabia Saudite ka lejuar që një numër i kufizuar i besimtarëve të vijnë të përkulen në vendin më të shejtë mysliman. Këtë vit, haxhillëku duhet të mbahet nga fundi i korrikut./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like