Ky është personazhi i ri që pritet të hyjë në shtëpinë e Big Brother Vip 3!

Estimated read time 2 min read




Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Albania” ka nisur me një atmosferë të ngjeshur të debatit, përplasjeve dhe konkurrencës së ashpër. Që nga dita e parë, konkurrentët e shumtë në numër kanë filluar të rivalizojnë për të qenë figura dominuese, ose “Alpha”, e shtëpisë.

Por, duket se ky edicion nuk do të mbetet vetëm kaq. Sipas burimeve të “Iconstyle”, shtëpia e “BBV 3” pritet të mirëpresë një personazh të ri, i cili është një emër i njohur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për artistin dhe fotografin e famshëm Soni, i njohur ndryshe në rrjetet sociale si “Sonny K Elson”.Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Sonny K Elson do të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” sonte, por pritshmëritë janë të larta.

Advertisement

Hyrja e tij në lojë pritet të sjellë një element të ri dhe të interesant në dinamikën e shtëpisë, duke shtuar intrigën dhe ndërveprimet ndërmjet banorëve.Fansat dhe ndjekësit e “Big Brother Vip Albania” tashmë po presin me padurim “Prime-n” e sotme për të parë nëse ky artist dhe fotograf i talentuar do të hyjë në lojë. Hyrja e tij do të ishte një zhvillim interesant për këtë edicion, duke shtuar një figurë të njohur në mesin e konkurrentëve dhe duke ndryshuar dinamikat e lojës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like