Kryemadhi denoncon: PS dhe Rama po blejnë vota në Durrës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sonte në mbrëmje në një deklaratë urgjente për mediat, ku nga selia e partisë ka bërë një denoncim të fortë.

Ajo ka nxjerrë me emra dhe shifra të gjithë personat (patronazhistët) e PS që janë angazhuar këto ditë për të blerë vota në qytetin e Durrësit.

Kryemadhi thotë se denoncimi mbërriti në selinë e LSI dhe të gjitha dokumentet që disponon do i dërgojë në SPAK, pasi nuk ka besim te Policia e Durrësit.

“Makinat me xhama të zinj po shkojnë në shtëpitë e qytetarëve për të shpërndarë lekët”, tha Kryemadhi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë sonte në mbrëmje në një deklaratë urgjente për mediat, ku nga selia e partisë ka bërë një denoncim të fortë.

Ajo ka nxjerrë me emra dhe shifra të gjithë personat (patronazhistët) e PS që janë angazhuar këto ditë për të blerë vota në qytetin e Durrësit.

Kryemadhi thotë se denoncimi mbërriti në selinë e LSI dhe të gjitha dokumentet që disponon do i dërgojë në SPAK, pasi nuk ka besim te Policia e Durrësit.

“Makinat me xhama të zinj po shkojnë në shtëpitë e qytetarëve për të shpërndarë lekët”, tha Kryemadhi.

Deklarata për mediat e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi

Mirëmbrëma të dashur qytetarë,

E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, duke pasur parasysh që për të bërë një denoncim në SPAK duhet të dorëzojmë dokumentet me postë dhe duke qenë se nesër është ditë e diel dhe posta nuk funksionon, sapo na mbërriti një denoncim në selinë e LSI për transaksionet dhe operacionin e pagesave për blerjen e votave nga Partia Socialiste në qytetin e Durrësit.
Ky është materiali që ka ardhur, ku patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku janë detyruar dhe kanë shkuar kanë marrë numrat e identitetit, qendrën e votimit, vendin e punës, ku në fakt pjesa më e madhe janë të papunë dhe pensionistë dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që ka marrë.
Në fakt janë vetëm faturat e para këto që shikoni, të cilat sapo kanë ardhur. Është i njëjti si databaza e Tiranës, ku bëhet shumë e qartë që tashmë në qytetin e Durrësit, makinat me xhama të errëta apo edhe pa targa i janë drejtuar shtëpive të personave që presin për të marrë para.

Advertisement

Ne këtë denoncim tashmë do ta çojmë në Polici, në qoftë se Policia është aty, por nuk e çojmë te Policia e qytetit të Durrësit, sepse drejtori i Policisë së Durrësit, shefat e komisariateve, shefat e krimeve janë bashkëpunëtorë në krim, sepse ata janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistit të Edi Ramës, prandaj këto materiale po ia bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve. Dhe po jua bëjmë të ditur edhe patronazhistëve që shpërndajnë para, edhe atyre që shesin votën dhe të gjithë Policisë së Shtetit, Operacionales dhe këdo tjetër që nuk ka lënë njeri një Republikën e Shqipërisë që është kundër Edi Ramës, pa iu kontrolluar xhepat, pa iu kontrolluar edhe banjot dhe koshat e letrave higjienike.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like