Kovaçevski premton rroga minimale nga 600 euro dhe rroga mesatare nga 1000 euro

Estimated read time 1 min read

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski theksoi sot se në mandatin e tij të dytë nëse do të arrij të bëhet kryeministër do të sigurojë që rroga minimale të jetë 600 euro, ndërsa rroga mesatare 1000 euro.

Ai këtë e bëri gjatë një prezantimi para qytetarëve duke theksuar se kjo do të jetë e arritshme me politikat e duhura të qeverisjes.

“Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm. Askush nuk besonte se një pagë mesatare prej 500 euro deri në vitin 2024 ishte e mundur dhe e arritshme. Por siç e dini, LSDM-ja e realizoi para kohe atë premtim. Sot paga mesatare është 650 euro. Kështu do të jetë edhe këtë herë”, deklaroi Kovaçevski.

Advertisement

Ai tha se është bërë një ndryshim afatgjatë sistemik për rritjen e pensioneve dhe kjo është realizuar falë LSDM-së. Sipas tij, pensioni mesatar sot është 6.400 denarë më i lartë se në vitin 2016, kurse pensioni minimal është pothuajse 50% më i lartë.(INA)

Advertisement
Advertisement

You May Also Like