Kosovë/ Nagavci: Nga e hëna nxënësit u kthehen shkollave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është marrë vendim që nga 19 prilli nxënësit t’i kthehen procesit mësimor.
“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore”, është shprehur Nagavci, njofton KlanKosova.tv.
“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë”.
Ajo është shprehur se komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi.
“Ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve”.
“Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”./KlanKosova/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like