Kosova rënditet e para në kampionatin europian në xhudo

Në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur këtë vit në Portugali, përfaqësuesja e Kosovës është renditur e para në listë.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medalje të arta, Nora Gjakova ka zënë vendin e tretë në kategorinë e saj derisa Loriana Kuka e Laura Fazilu janë renditur të pestat, secila në kategorinë e vetë.
Trajneri Driton Kuka ka shpërndarë me krenari rezultatet e garave, që janë zhvilluar ditëve të fundit.
“Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroi medaljet e para elitare për shtetin tonë sivjet”, ka thënë ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook

Advertisement
Advertisement

You May Also Like