Breaking News :

nothing found
01-02-2023

Komuna e Tetovës: Shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e punimeve

Advertisement

Komuna e Tetovës ka reaguar në lidhje me shembjen e dheut që ka ndodhur në rrugën e Banjës së Tetovës.

“Informojmë qytetarët se shembja e dheut në rrugën e Banjës së Tetovës është si pasojë e aktiviteteve të planifikuara punuese që kanë të bëjnë me rekonstruimin e pjertësive në disa pika kritike ku kemi rrëshqitje të dheut”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ata shtojnë se për këtë qëllim komuna tashmë dy javë ka angazhuar makineri dhe ekipe punuese për të cilat, sipas komunës, për më shumë se dy javë janë duke punuar për mënjanimin e pjertësive në pjesën sipër rrugës së Banjës, me qëllim zgjidhjen afatgjate të këtij problemi.

“Aktivitetet punuese do të zgjatin edhe ditët në vazhdim deri në mënjanimin e plotë të rrezikut potencial për qytetarët që qarkullojnë në këtë zonë rekreative të qytetit”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

Read Next

Ende nuk dihet nëse masat restriktive do të vazhdohen pas 20 prillit