Rrëfimi prekës i Vesës: Djali më vdiq 4 muajsh, pasi ndërroi jetë u kërkova infermiereve ta përqafoja dhe…

Estimated read time 3 min read

Vesa ka studiuar si infermieri dhe mësuesi. Ajo ishte vetëm 22-vjeçe, kur u njoh me Ardianin, bashkëshortin e saj. Pas martesës ata dëshironin të bëheshim me fëmijë, por nuk po ia dilnin, njerëzit i pyesnin ҫdo ditë pse nuk po bëni fëmijë. Çifti ka kaluar një peripeci me infertilitetin por gjithçka u rregullua, me kura dhe mjekime.

Pas 5 vitesh Zoti i bekojë me Akilin, i cili është vetëm 2-vjeç e gjysmë. Për Vesën ka qenë një shtatzëni e vështirë, pasi u bë diabetike, probleme me tensionin e lartë dhe u shtrua në spital.

Në një intervistë në “Shqipëria Live”, ajo ka rrëfyer dhe humbjen e djalit të saj të dytë, Yllit, i cili lindi me probleme në frymëmarrje.

Ai qëndroi i lidhur me aparatura për katër muaj në spital, por nuk mundi t’ja dilte dhe ndërroi jetë.

Rrëfimi i Vesës ka qenë tepër prekës. Ajo shprehet se kur djali i saj katër muajsh, ndërroi jetë, i kërkoi infermiereve ta përqafonte dhe në atë moment i ka premtuar se do jetë e fortë.

Për shkak të djalit të saj Ylli, Vesa shprehet se është më e fortë se kurrë dhe është një nga arsyet pse ajo është pjesë e këtij emisioni.

“Ylli lindi me probleme shëndetësore, në aspektin e frymëmarrjes. Ishte një shtatzëni shumë e mbarë. Në fund të shtatzënisë në muajin e tetë ka ndodhur një ndryshim tek unë që ishte shumë vonë për të marrë një hap për të ndryshuar gjendjen, por nuk e kemi dikur që i është shkaktuar ai problem i frymëmarrjes edhe unë e kam pranuar si të tillë, që disa gjëra nuk janë në dorën tonë, kanë qenë të destinuara si fat për ne që duhet t’i kalonim. Ndoshta nuk do kishte pasur problemin me frymëmarrjen, gjatë jetës së tij do kishte pasur probleme të tjera dhe prapë do ishim ballafaquar me këtë situatë. Ka qenë kjo metodë më e lehtë për mua për ta pranuar sepse si prind asnjëherë nuk është e lehtë, një grip i vogël, një temperaturë etj dhe jo më një problem kaq i madh.

Advertisement

Ylli im ka qenë në aparatura për katër muaj. Isha në sallën e operacionit, nuk ia ndjeva zërin Yllit, vetëm urgjencën që thirrën për ta çuar në pjesën intensive dhe nuk ka qenë fare e lehtë. Kam qëndruar me të 4 muaj në spital, e takoja vetëm tre orë në ditë. Kam qenë prezente në atë moment kur ai ka ndërruar jetë. Ajo më ka bërë të kuptoj që edhe pse jam prind edhe pse Zoti më ka dhënë mundësinë të sjell në jetë një fëmijë, nuk është asnjë gjë në dorën time, nuk kam pasur mundësi ta ndihmoj, t’ja lehtësoj situatën që ka pasur dhe para se të ndërronte Ylli jetë i kam kërkuar infermiereve të më lejonin ta përqafoja edhe i kam premtuar se se unë do jem shumë e fortë për ty. Shkaku që jam në intervistë me ju, është shkaku i Yllit”, u shpreh Vesa.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like