• 18-04-2021

Kimete Berisha: Çka ka të keqe Hoxha?

Çka ka të keqe Hoxha?

Bash simpatik. Ku me gjetë edhe naj hoxheshë që e bën kabull politikën!

Myslimanë dyfytyrësh si shqiptarët s’ka.
Laramanë.
Prandaj, s’na merr seriozisht as Lindja as Perendimi.
Se e dinë, që s’jemi të vërtetë në asgjë!
As kur ia kòna bukën shqiptarit, nuk tregon drejt, pa gjet behane, pa rrejt me qitë kërrname nuk e lë.

Edhe jeni myslimanë (me letra), bëheni synet, i keni adetet e myslimanëve, jetoni si myslimanë, dhe pranoni t’ju KËNDOJË Hoxha në fund të jetës,
edhe keni qejt Perendimi t’ju konsiderojë të krishterë.

Për studim.

Perendimit s’i bëhet vonë.
Lindjes s’i bëhet vonë.
Sepse, ata janë vetë, çfarë dëshironi Ju të jini për veten tuaj, e jeni falls në gjithçka.

Ku ka myslimanë, ka edhe hoxhë.
Ku me marrë me pas sa më shumë teologë, hoxhë, priftëriinj, njerëz që së paku i tutën Zotit!

E jo njerëz që i tutën Isës, Ramushit, milicisë, hakmarrjes njerëzore, e jo hakmarrjes hyjnore qysh duhet me ju tutë.

E tuta e ruan vreshtën.

E jo si Ju shoktë e mi, që nuk e dini Zotin hak, por hak e dini kriminelin, hajnin, pushtuesin.
.
Duhet të jesh ‘Zot’ vet, që ta mohosh Zotin pastaj, nga pozita e ‘rivalit’.

P.S. Kur vjen dita, vjen edhe Hoxha!

Read Previous

Zaev: Maqedonia e Veriut është e gatshme që ta zgjidh problemin me Bullgarinë

Read Next

Kjo është rroga më e madhe në Maqedoninë e Veriut

%d bloggers like this: