Zaev: Maqedonia e Veriut është e gatshme që ta zgjidh problemin me Bullgarinë

Maqedonia e Veriut është e gatshme që ta zgjidh problemin me Bullgarinë, por edhe unë si kryetar i Qeverisë nuk e di më cili është problemi”.

Kështu deklaroi kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev, duke shtuar më tej se vendi dëshiron që të të ketë raporte të mira me të gjitha fqinjët dhe të mos ketë urrejtje.

 

“Unë besoj se me Bullgarinë duhet të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, siç më kanë inkurajuar disa vende të Bashkimin Evropian, flas si Zoran Zaev, udhëheqës i shoqërisë tonë të Maqedonisë, me gjithë atë që e kemi bërë në periudhën e kaluar, duke mbajtur leksione këtu, në shpirtin dhe frymën e gadishullit Ballkanik. Jam i lumtur që ende ka mbetur Evropë në Bashkimin Evropian, përmes këtyre hapave që i kemi marrë ditëve të fundit, sepse për ne Bashkimi Evropian është i shenjtë” tha Zaev.

Advertisement

“Atë që po e bën Bullgaria është skajshmërisht e rrezikshme dhe unë ua kam thënë këtë qartë miqve bullgarë”. Kështu u shpreh Ginter Krihbaum, kryesues i Komisionit të BE-së në Bundestagun gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares Angela Merkel, duke folur për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë Veriore.

Ai theksoi se për fat të keq është bërë një zakon i keq për t’i kthyer mosmarrëveshjet ndërshtetërore në një problem evropian gjatë zgjerimit të BE.

Megjithatë ai porositi që Maqedonia e Veriut të mos dorëzohet por t’i vazhdoj reformat e nevojshme./Tetova1

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like