Cakaj: Kongresmeni Engel kërkon që Serbia të njohë Kosovën

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj vlerësoi qëndrimin e Kongresmenit Eliot Engel për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Sipas Cakajt, në fjalën që Engel ka mbajtur në dëgjesën e fundit për Ballkanin, ka kërkuar nga Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur, transmeton nmk-post.

“Kongresmeni Engel shpreh fare qartë, jo vetëm thirrjen që Serbia të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke njohur Republikën e Kosovës, por edhe absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Derisa ai është i qartë në rëndësinë e vënies së drejtësisë për këdo që ka kryer krime, ai po ashtu thekson se Serbia pothuajse s’ka bërë asgjë në ndëshkimin e krimeve të luftës, duke përmendur veçanërisht rastin e vëllezërve Bytyqi.”

Advertisement

 

 

Cakaj shtoi se Kongresmeni Engel ka qenë një prej personave më të angazhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për tre dekada radhazi./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like