Kërkohet të zbuten masat kundër Covid-19 në Kosovë

Estimated read time 2 min read

“Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate; lejimi i punës për sallat e dasmave dhe klubet, sipas manualit të IKSHPK-së; të hiqet ora polîcore; të zgjatet afati për uljen e TVSH-së nga 18 për qind në 8 për qind, të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme; të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit; të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve; të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve”, thuhet në reagim.

Po ashtu është kërkuar që të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm; të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe; dhe për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektorati të merret me atë biznes.

“Përfaqësuesit tanë përveç kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënîm por edhe me mbÿllje për një kohë të caktuar”.

Advertisement

Ditë më parë, Qeveria kishte marr vendim për lehtësimin e disa nga masat kundër COVID-19, ku ka zgjatur orarin e punës për sektorin e gastronomisë.
Në vendim thuhet se sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në ora 23:00, kurse muzika lejohet deri në ora 21:30.
Gjithashtu, thuhet se hyrja në qendrat tregtare dhe ato të thirrjeve,
kûshtëzohet me posedimin e kartelës së vaksinimit apo testin anti-gjen, jo më të vjetër se 48 orë./Monitor

Advertisement
Advertisement

You May Also Like