Partitë shqiptare përplasen për Buxhetin e Maqedonisë

Për Bashkimin Demokratik për Integrim sipas përfaqësuesit të saj Bajram Kadrija, 10 ditëshi i parë i qeverisë është nën hijen e përballjes me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19. Kadrija në “Rruga drejt”, tha se edhe buxheti i vitit 2021 është më tepër buxhet social i cili vëmendje më të madhe do t’i kushtoj sanimit të dëmeve nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.

“Buxhet i viti 2021 është më tepër buxhet që përballet me situatën e krijuar nga Kovid-19, buxhet social për preventivë të shumë dëmeve të cilat janë paraqitur në këtë krizë… Kemi vazhdimësi të shumë punimeve të cilat janë duke u realizuar brenda 2020, normal që kemi ngecje sepse ka ngecje edhe në të hyra, ka ngecje edhe në realizim të buxhetit, ajo çka është planifikuar para 2020 dhe besoj se këto janë mbuluar me huazime, me kredi të ndryshme të cilat ajane në vazhdimësi e sipër për ato projekte që i kanë ministritë, salla sportive, shkolla, rrugë, investime të ndryshëm subvencione për bujqit e kështu me radhë”, tha Bujar Kadriu, përfaqësues i BDI.

Përfaqësues i Alternativës Lulzim Aliu qeverinë e Zaevit e cilësoi si qeveri të mashtrimit, derisa për 100 ditshin e parë tha se bëhet fjalë për 100 ditë të dështuara në çdo segment të jetës Sipas Aliut ky nuk është vetëm vlerësim i opoz itës por është konstatim edhe i qytetarëve të cilët drejtpërdrejt në jetën e tyre i ndiejnë këto dështime të kësaj qeverie.

Advertisement

“Nuk do t’i kisha thënë Qeveria e Zaev 2, por Qeveri e mashtrimit në dështim të plotë. Dhe në qoftë se udhëhiqemi nga thënia popullore se dita e mirë shihet që në mëngjes i bie se çfarë qeverie dhe çfarë pritjesh do të kemi, do ti shohim si rrjedhojë e këtij 100 ditshi komplet të dështuar të qeverisjes së Qeverisë Zaev 2 ose të një qeverie të përbërë nga koalicioni LSDM-BDI. Kemi një qeveri të dështuar në fushën e shëndetësisë, arsimit, dështim tërësisht në sferën e ekonomisë. Dhe në çdo aspekt të cilin dëshironi ta trajtojmë, do të vëreni se kemi vetëm mashtrim ose premtime të cilat janë dhënë gjatë fushatës dhe janë përmendur në programet e tyre zgjedhore dhe nuk kanë arritur të realizohen ose të përmbushen, ose për të thënë edhe më saktë kanë regres apo ecje mbrapa.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like