Kasami: Nuk keni ku ikni, të dielën do të përballeni me popullin

Estimated read time 2 min read

Kasami: Arifi iku nga përballja, ata të tjerët s’kishin ide dhe u fshehën bashk!

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kandidat I së njëjtës për komunën e Tetovës në tubimin final të kësaj partie ka folur edhe njëher për programin e tij dhe oponentët e tij.
“Ne u drejtuam para jush me shumë projekte. Deshëm që ato ti përballim edhe me kandidatët tjerë pjesë të kësaj gare. Kryetarja aktuale me kolegët e saj ikën katër vjet nga populli, iku nga përballja para popullit. Ata të tjerët duke mos pasur idenë u bashkëngjitën dhe u fshehën bashkë. Nuk deshën të përballen sepse nuk kishin çfarë të ofrojnë. Ndoshta edhe kishin frikë, kishin frikë nga oferta jonë serioze, apo kishin frikë të japin llogari çfarë kanë punuar për tetë vjet”, deklaroi Kasami.
Shtoi se ai dhe shokët e tij e kanë të pastër dhe s’kanë frikë e as turp.
“Bilall Kasami me shokët e vet e kanë fytyrën e pastër dhe nuk kemi as frikë e as turp të përballemi me cilin do. Ikët katër vjet nga populli, ikët tre javë në fushatë – ikja mori fund. Të dielën duhet të përballeni, nuk keni ku ikni prej popullit”, shtoi Kasami.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like