• 24-07-2021

Kaos me ndihmën prej 6 mijë denarëve, bankat s’kanë marrëveshje me Qeverinë

Bankat ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje me Qeverinë për të qenë në gjendje të paguajnë gjashtë mijë denarë të ndihmës shtetërore në llogaritë e qytetarëve. Dhjetë ditë para skadimit të afatit për këtë masë, ne ka përgjigje konkrete nga Qeveria se me të cilat banka deri tani ka marrëveshje dhe çfarë nëse ndonjëra nga bankat tregtare nuk dëshiron të jetë pjesë e masës, ku dhe si do t’u paguhet qytetarëve nëse kanë llogari të transaksionit në atë bankë.- Advertisment –

“Marrëveshjet nënshkruhen me të gjitha bankat me të cilat qytetarët kanë llogari, në mënyrë që ndihma financiare e planifikuar të arrijë te kategoritë e rrezikuara sociale”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Qytetarët janë përpjekur për disa ditë në faqen e internetit “Blej nga vendi” për të kontrolluar nëse kanë të drejtë për ndihmë shtetërore, por aty qëndron informacioni se të dhënat po azhurnohen. Nga Qeveria nuk përgjigjen se Sekretariati i Përgjithshëm i pret listat nga institucionet, që më pas t’i kontrollojë dhe t’i publikojë në faqen e internetit.

“Institucionet kompetente i mbledhin të dhënat nga përdoruesit, posa t’i paraqesin në Sekretariatin e Përgjithshëm, listat përfundimtare me shfrytëzuesit do të publikohen në faqen e internetit: www.kupuvamdomasno.gov.mk“, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Ligji për mbështetjen financiare të qytetarëve në fuqi është tashmë pesë ditë që nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Masa parashikon të mbulojë gati 300,000 pensionistë me të ardhura të ulëta, prindër të vetëm, fëmijë pa prind dhe punëkërkues pasivë. Ata që nuk kanë transaksion ose llogaritë i kanë të bllokuara do të duhet të nxjerrin të reja në bankë. Qytetarët nuk do të mund t’i tërheqin paratë nga banka ose bankomati, por do të mund të shpenzojnë vetëm për të blerë produkte vendore.

Andrea Çbanova-Alsat

Read Previous

Skadon afati për përdorimin e vauçerëve për turizëm vendor

Read Next

Tri aktivitete që i bëjnë fëmijët më të zgjuar

%d bloggers like this: