• 04-08-2021

Tri aktivitete që i bëjnë fëmijët më të zgjuar

Mendjet e fëmijëve evoluojnë me një ritëm jashtëzakonisht të shpejtë ndërsa në të njëjtën kohë në vitet e para të jetës së tyre formohet dhe personaliteti i tyre. Fëmijët vazhdimisht po mësojnë gjëra të reja dhe mendja e tyre thith informacione si një “sfungjer”.   Kështu që për të forcuar bazën e tyre të të mësuarit mund të përfshini në jetën e tyre të përditshme aktivitete të reja për të praktikuar mendjen.

Lojëra tavoline

Edhe nga fëmijëria, duke luajtur të ndryshme fëmijët mund të “mprehin” mendjet e tyre dhe të përmirësojnë inteligjencën. Këto lojëra edukative njëkohësisht rrisin vëzhgimin dhe vëmendjen e fëmijëve, elementë që janë të nevojshëm për funksionimin e trurit.

Mësime dhe instrumente muzikore

Kërkimet mbi inteligjencën e fëmijëve tregojnë se përfshirja e tyre në muzikë mund ta bëjë mendjen më të mprehtë dhe t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësi të tjera mendore. Në të njëjtën kohë, mësojnë të jenë më të disiplinuar dhe të përqendrohen më mirë.

Gjuhë të huaja

Përveç që janë një burim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tyre, gjuhët e huaja janë një mjet i dobishëm për zgjuarsinë e fëmijëve. Ata fitojnë një fleksibilitet në mënyrën e të menduarit dhe aftësitë e tyre komunikuese përmirësohen.

Read Previous

Kaos me ndihmën prej 6 mijë denarëve, bankat s’kanë marrëveshje me Qeverinë

Read Next

Kaq shumë kushton një fustan i Luana Vjollcës

%d bloggers like this: