• 26-02-2021

Ju djeg fyti nga gripi apo virusi? Këto ushqime lehtësojnë dhimbjen!

Një nga simptomat e kóvidit është edhe dhimbja e fytit. Por jo vetëm tani që jemi në kohë vírusi, por edhe kur kemi grip fyti është i pari që na dhëmb. Çaji dhe mjalti janë përbërësit më të mirë shërues që ne njohim dhe konsumojnë. Ama nuk janë të vetmit. Nëse jeni mërzitur nga rutina, çaj+mjaltë, dritare.net ka sjellë për ju disa ushqime që lehtësojnë dhimbjen e fytit.

 

 

 

1. Ashtu si çaji i nxehtë, një tas me supë mund të bëjë mrekulli për dhimbjen e fytit. Ju lirohen hundët nga avulli dhe për më tepër ka veti antibakteriale. Shtoni disa perime të freskëta, hudhër, shafran Indie, xhenxhefil dhe presto! Keni krijuar një supat antiinflamatore.

2. Hudhra përmban substancën allicin. Kjo substancë ka veti antiinflamatore dhe vret bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit.

3. Provoni çajin e xhenxhefilit, me kanellë, ose nenexhik, kamomil, jamball ose rozmarinë.

4. Një tas i ngrohtë me bollgur është i lehtë për t’u ngrënë dhe është i pasur me antioksidantë, zink dhe magnez. Për më tepër, bollguri kombinohet lehtë me shumë ushqime të tjera të shëndetshme. Për shembull, për të marrë pak vitaminë shtesë, provoni pak banane të pjekur. Mbusheni tasin me bollgur me pak mjaltë, kanellë dhe pak xhenxhefil. Është super e shëndetshme.

 

 

Mjalti njihet për vetitë e tij qetësuese. Por kjo nuk është e gjitha! Kjo substancë qetësuese ka veti antiinflamatore dhe antibakteriale./K.C/dritare.net

Read Previous

Rastet me Covid-19 gjithnjë në ulje në Maqedoni, thirrje për respektim të masave

Read Next

LSDM: Qeveria mbetet e përkushtuar në luftën për mbrojtjen e mjedisit jetësor

%d bloggers like this: