Italia regjistron 22,211 raste të reja me Covid-19 dhe 462 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 22,211 raste të reja pozitive për Covid-19, nga 157,524   teste të kryera.

 

 

 

Po ashtu, sipas të dhënave të autoriteteve të Shëndetit në vend, si pasojë e koronavirusit, brenda ditës humbën jetën 462 qytetarë. Në total, numri i viktimave shkon në 74,621 që nga fillimi i pandemisë.

 

 

 

Ndërkohë, raportohet se numri i të shtruarve në spitale është drejt uljes. 329 pacientë më pak se dje u regjistruan në 24 orët e fundit. Po ashtu, është regjistruar një ulje e shtrimeve në kujdesin intensiv, ndërsa totali i të shtruarve në këtë pavijon është 2,553. s.b/abcnews.al/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like