Italia do të fillojë lehtësimin e masave kufizuese

Italia do të fillojë me lehtësimin e kufizimeve anti-COVID duke filluar nga 26 prilli, ka paralajmëruar kryeministri italian, Mario Draghi në një konferencë shtypi të premten.

Sipas CNN, studentët do të ndjekin mësimet në shkollë në të gjitha zonat e verdha dhe portokalli, derisa studentët në zonat e kuqe do të ndjekin pjesërisht mësimet në internet.
Aktivitetet në ambientet e jashtme gjithashtu do të lejohen që të operojnë, sikurse restorantet dhe teatrot.

Italia vazhdon të klasifikojë rajonet brenda një sistemi të koduar me ngjyra, të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe.
Kryeministri italian tha se “qeveria po ndërmerr një rrezik, një rrezik të arsyetuar bazuar në të dhëna”, por premisa e këtij rreziku është që secili aktivitet të respektojë rregullat me kujdes, sikurse distancimin shoqëror dhe vendosjen e maskave.

Advertisement

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3.8 milionë dhe 116 mijë viktima

Advertisement
Advertisement

You May Also Like