• 25-06-2021

Ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së i bashkohet Lëvizjes Vetvendosje!

Ish Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, sot i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Lajmin e ka bërë të ditur kreu i LVV-së, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook. ku ai mes tjerash tha se Dobruna është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm, përcjell nmk-post.

Kujtojmë se Sokoli në vitin 1961 ishte student në Zagreb, mirëpo u detyrua t’i ndërprejë studimet atje e t’i përfundojë në Fakultetin Juridik në Prishtinë, për shkak se familja e tij konsiderohej politikisht e papërshtatshme në ish Jugosllavi. Dobruna është edhe ish i burgosur politik dhe veprimtar i kahmotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës./nmk-post

 

Read Previous

Xhaferi propozoi plotësimin e Rregullores për mbajtjen e seancave online

Read Next

Mickovski: S’ka diskutim për gjuhën dhe historinë

%d bloggers like this: