Xhaferi propozoi plotësimin e Rregullores për mbajtjen e seancave online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot parashtroi Propozim rregullore për plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

“Duke e pasur parasysh gjendjen e sapoformuar të shkaktuar nga Koronavirusi KOVID-19, duke u nisur nga funksioni i garantuar me Kushtetutë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si organ përfaqësues i qytetarëve dhe bartës i pushtetit ligjvënës të Republikës, i cili organizimin dhe funksionimin e vet e rregullon në pajtim me Kushtetutën dhe Rregullore, nevojitet që dispozitat e Rregullores së Kuvendit të harmonizohen me gjendjen e sapoformuar shëndetësore”, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit.

Advertisement

Ndryshimet e propozuara, theksojnë, janë pikërisht në drejtim të arritjes së këtij qëllimi, respektivisht, punës së papenguar të Kuvendit, me mundësimin e punës në largësi, gjegjësisht punës elektronike të deputetëve me prezencë elektronike në seancat e Kuvendit dhe trupave punues, a në të njëjtën kohë mundësimin e realizimit të  funksionit përfaqësues./Zhurnal

Advertisement
Advertisement

You May Also Like