Isa Mustafa: LDK do të rikthehet fuqishëm

Kryetari i dorëhequr i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me kryetarët e degëve të LDK-së ka thënë se nuk janë përmendur emra të rinj për pasardhësin e tij gjatë mbledhjes.

Ai tha se po pret propozime nga ata për emrin e ri që do të vjen në krye të partisë, njofton Klan Kosova.
“Duhet të ketë propozime prej degëve dhe kryesisë dhe ta përmbyllim këtë proces”.
Mustafa ka thënë se e ka të vështirë të japë ndonjë përgjigje për rezultatin e dobët që ka marrë LDK-ja në zgjedhje duke thënë se këtë vlerësim nuk e kanë pasë në fushata.

“Jam i bindur që LDK ka pasë arsye dhe ka ende që ta ruajë programin e vet dhe trashëgiminë. LDK do të rikthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen”.

Advertisement

Mustafa tha se beson që i ka bërë mirë Kosovës që ka prishur koalicion me Vetëvendosjen.
“Më lehtë e paguajmë çmimin e votave sesa me prishje të marrëdhënieve me partnerët tonë ndërkombëtarë”.
Mustafa tha se votat e LDK-së i kanë shkuar Vetëvendosjes.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like