Pompeo zbarkon në Turqi: Duhet të bindim Erdoganin që të tërhiqet

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pas Francës po zhvillon një vizitë në Ankara. Zyrtari i lartë amerikan i tha “Le Figaro” se kishte diskutuar sot me Presidentin Francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Paris veprimet “shumë agresive” të Turqisë dhe nevojën për të “bindur” Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan që të tërhiqet nga qëndrimet e tij në rajon. “Macron dhe unë kaluam shumë kohë duke diskutuar veprimet e fundit të Turqisë dhe ramë dakord se ato janë shumë agresive” tha ai.

Më tej, ai u ndal te mbështetja e Turqisë për Azerbajxhanin, por edhe cështjen në Libi. “Ne gjithashtu biseduam për veprimin e Turqisë në Libi. Pozicioni i SHBA është që ndërkombëtarizimi i këtyre konflikteve është i dëmshëm dhe dëmton të gjitha vendet e përfshira.

Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të ndalojnë ndërhyrjen në Libi, qofshin ata rusë, turq apo të tjerë. E njëjta gjë vlen edhe për Azerbajxhanin. Ne jemi të shqetësuar në lidhje me përdorimin në rritje të aftësive ushtarake turke. Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë së bashku për të bindur Erdoganin”.

Advertisement

Por cfarë mendon SHBA për paktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit me ndërmjetësimin e Rusisë? “Ka ende shumë pyetje që duhet të sqarohen nga rusët në lidhje me parametrat e kësaj marrëveshje, dhe veçanërisht në lidhje me rolin e turqve” u tha gazetarëve një zyrtar i lartë amerikan i cili po udhëton me Mike Pompeo.

Sekretari i Shtetit arriti në Stamboll të hënën pasdite, ku pritet të takohet me Patriarkun Ekumenik Bartholomew, në stacionin e dytë të turneut të tij në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Ai nuk pritet të takohet me zyrtarë turq, me Ankaranë që shpreh zemërimin e saj për përfshirjen e Departamentit të Shtetit në çështjet e “lirive fetare”. Turneu i fundit i Pomepos është lënë në hije nga fakti që Presidenti Trump i humbi zgjedhjet dhe sytë janë nga administrata Biden.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like