Infektologu: “Delta” më shumë ka sulmuar grupmoshën 20-29 vjeç

Estimated read time 2 min read

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se varianti Delta i COVID-19 është shumë i rrezikshëm dhe po prek të gjitha moshat pa përjashtim.Sipas tij mosha më e prekur është mosha 20-29 vjeç, e cila pavarësisht shëndetit të fortë po shkakton probleme të shumta shëndetësore.“Gjendja nuk është aspak i mirë. Ditët e fundit është një numër enorm i qytetarëve që janë infektuar me virusin COVID DELTA-19. Për fat të keq është edhe një numër i madh i qytetarëve që nuk po i respektojnë masat antiCOVID. Dhe më e keqja është që ne kemi një numër të madh të qytetarëve me komplikime shëndetësore pas varianti Delta është treguar tepër agresiv dhe rezistent që po shkakton dëmtime të rënda respiratorë dhe siç e dini vetëm 24 orët e fundit kemi 18 viktima. Delta po sulmon çdo grupmosha, por më së shumti atë nga 20-29, të cilët nuk po mundin t’i rezistojnë këtij virusi”, tha ai në “Debat Plus”.

Advertisement

Infektologu thotë se kjo po ndodh për shkak se këto mosha po lëvizin më së shumti.Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të vdekjes, ndërsa 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like