I riu keqtrajton nënën e tij të palëvizshme

Estimated read time 1 min read

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Obiliq, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij të moshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se 71-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se djali i saj i birësuar, vazhdimisht e keqtrajton duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Viktima e cila është e palëvizshme si pasojë e sëmundjeve nga të cilat vuan, ka marrë ndihmë mjekësore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like