I pafati Neymar, humb edhe ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës

Transferimi më i shtrenjtë i PSG-së, Neymar pritet të mungojë edhe në ndeshjen kthyese kundër Barcelonës. Braziliani nuk ishte i pranishëm në fitoren ndaj Barcelonës në “Camp Nou” (1-4), por tani ‘rrezikon’ edhe kthyesen në “Parkun e Princave”. Sipas mediave franceze, lëndimi i Neymar është duke vazhduar dhe pavarësisht që është rikthyer në stërvitje nuk do jetë i gatshëm për sfidën ndaj katalunasve.
Ende s’është konfirmuar nga Pochettino ose ndonjë zyrtar i PSG-së, por mediat franceze spekulojnë se Neymar vazhdon të këtë probleme në gju.
Ndërkohë, PSG do përballet me Barcelonën javën e ardhshme, me saktësisht me 10 mars me fillim nga ora 21:00.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like