I arr estuari Adonis Gashi pritet të dëshmojë për vd ekjen e Astrit Deharit, ishte në një qeli me të

Pas një kohe të gjatë në arrati dje është arrestuar i shpalluri në kërkim, Adonis Gashi. I njëjti është i dë nuar nga gjykata për rastin e vra sjes së policit Shemsi Gashi në vitin 2015 në Prishtinë.
Për kapjen e Adonis Gashit ishte lëshuar urdhër-arrest, ndërsa i njëjti hynë në grupin e dëshimtarëve për rastin e vdek jes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Ai kishte qenë një qeli me Deharin.
Në një pronocnim për Gazetën Express, prokurori special Afrim Shefkiu, konfirmoi se Adonis Gashi shumë shpejtë do të intervistohet.

“Natyrisht që do të intervistohet”, tha fillimisht për Express, prokurori special Afrim Shefkiu.
I pyetur se kur pritet që Gashi ta jap dëshminë e tij për vd ekjen e Deharit, prokurori tha “shumë shpejt”.
Teksa shtoi se detajet tjera do të bëhen të njohura pas intervistimit të tij.

Advertisement

Përveç tij, policia ka arre stuar dje edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për “E. K, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kr iminale, kryesisht vjedhje dhe H. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest”, ka njoftuar policia.
Pas arrestimit Gashi është dërguar në bu rgun e Dubravës. /Express/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like