Gazetarja tregon bisedën e fundit me Shaban Murselin: Në telefonin e Naimit gjenden shumë prova

Estimated read time 2 min read

Gazetarja Evis Ahmeti foli në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik, në Kosovë, Shqipëri dhe Suedi, vrasjen e Liridona Ademajt, ku i dyshuar kryesor është bashkëshorti i saj Naim Murseli që tashmë është i arrestuar.

Në një intervistë për emisionin “Review” , ajo theksoi se mes dy familjeve nuk do të ketë gjakmarrjeve për shkak të fëmijëve, por dhe për shkak të lidhjeve të tjera familjare që kanë.

Më tej ajo shtoi se Shaban Murseli babai i Naimit, ka ndërprerë çdo komunikim me mediat pasi ia ka ndalur shteti suedez duke qenë se fëmijët janë atje dhe në mbrojtje.

“Në telefonin e Naimit gjenden shumë prova, shumë shantazhe, përfshirjen e Naimit të një gruaje tjetër që nuk e di se çfarë lidhje kishte me Naimin. Këtë e tha babai. Naimi kishte thënë pikërisht këto fjalë: Nuk kam hallin tim por kam hallin tuaj.

Advertisement

Mënyra se si doli Shaban Murseli, mënyra se si iku, mënyra se si mbylli çdo komunikim me mediat. Në mënyrë urgjente janë marrë fëmijët, janë çuar në Suedi dhe shteti suedez ka rregulla. Vëllai i Liridonës ka thënë se kanë çuar dy persona te familja e Shaban Murselit, por jo për t’u mbyllur brenda, për t’u izoluar por për të mos na dalë përpara. Mes këtyre familjeve nuk do të ketë gjakmarrje për shkak të fëmijëve.”-tha ajo.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like