Hoxhaj tregon se çka ka biseduar me Thaçin e Veselin në telefon

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë që me ish presidentin Hashim Thaçin dhe me ish kreun e PDK-së, Kadri Veselin, të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ka biseduar përmes telefonit.

“Kam folur disa herë në telefon, por bisedat janë më shumë të karakterit njerëzor: Si je dhe si ke kaluar”, të kësaj natyre dhe jo më shumë. Aktakuza përtej goditjes që ia ka dhënë PDK-së, mbi të gjitha e ka goditur shtetin e Kosovës, meqë lufta e UÇK-së është themel i pavarësisë dhe i lirisë sonë dhe ka qenë një luftë e drejtë dhe mbrojtëse”.

Hoxhaj në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se mungesa e Kadri Veselit në zgjedhjet e ardhshme nuk do ta dëmtojë PDK-në.

Advertisement

“Ne do të punojmë shumë që arritjet që i ka pasë PDK-ja, deri më tash t’i rikthejmë përsëri. Ka një entuziazëm dhe mobilizim në elektoratin tonë. Në bazë të matjeve tona, arrestimi i Veselit dhe Thaçit ka krijuar një mbështetje, solidaritet dhe simpati për elektoratin e vjetër të PDK-së”, u shpreh Hoxhaj./Northmacedonia-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like