Humb betejën me COVID-19 gazetarja shqiptare

Ndërron jetë nga koronavirusi gazetarja dhe shkrimtarja Zenepe Luka.

Luka ishte shtruar prej disa ditësh në një spitalin Infektivnë Tiranë, ndërsa fatkeqësisht këtë të enjte e humbi betejën me virusin.

Zenepe Luka themeloi dhe drejtoi fondacionin “Nermin Vlora Falasci”, si dhe shoqatën “Albano e Romina”. Ajo ështe autore e dhjetëra librave, ndërsa shënon shumë vite karrierë si gazetare.

Luka lindi në Librazhd, ku mori edhe arësimin tetëvjeçar.Pasi përfundoi shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, kreu studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Tiranë dhe në maj të vitit 1973, u diplomua gazetare.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like