Hoxhaj: Nuk mund të kemi kryeministra si Kurti e Haradinaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj gjatë fushatës në Gjilan ka “sulmuar” kundërshtarët e tij politik, Albin Kurtin e LVV-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

Sipas Hoxhajt, edhe Kurti edhe Haradinajn i kanë “prishur punë” Kosovës me Evropën dhe Amerikën.

“Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi as Kinë as Rusia as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na vynë një politikë e mencur, neve na vyjnë t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”, ka thënë Hoxhaj, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like