India lehtëson masat, rihapet Taj Mahal

India ka rihapur Taj Mahal për vizitorët, pas një rënie në numrin e të infektuarve. Numri i rasteve dhe viktimave shënuan nivele rekord në Prill dhe Maj, duke mbingarkuar spitalet dhe duke vendosur bllokimet më të rrepta në vend.

Rastet kanë pësuar rënie në javët e fundit, në disa qytete të mëdha përfshirë New Delhi dhe Mumbai. Monumenti i dashurisë i shekullit të 17-të i ndërtuar nga perandori Mughal Shah Jahan u mbyll në mars të vitit të kaluar, dhe u rihap në shtator duke detyruar qeverinë të mbyllë përsëri monumentin në prill.

Advertisement

India ka raportuar 62,224 raste të reja gjatë 24 orëve, krahasuar me rreth 400,000 raste në ditë gjatë muajit Prill dhe Maj. Vendi regjistruar 30 milion raste dhe 380,000 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like