• 01-12-2021

Hoxha: “Viktima” e Mickoskit mos merret me Levizjen BESA

Pas akuzave të bëra nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela një natë më parë në emisionin Click Plus ndaj Lëvizjes Besa, sot ka reaguar sekretari i kësaj partie Arjanit Hoxha, shkruan nmk-post.

Në një status në rrjetin social facebook ai ka shkruar:

“Floktë e gjata e mend e shkurtëra!
Paska fol “viktima” e Mickoskit diçka për Lëvizjen BESA duke trilluar dhe sajuar gënjeshtra dhe të pavërteta, rreth asaj që ka ose nuk ka struktrura të mirëfillta në Lëvizjen BESA. Ky politikan i mjerrë që çdoherë gabon adresat, si duket nuk ka si ta mbuloj humbjen në zgjedhje dhe që për çdo ditë i largohen njerëzit nga partia, disa madje edhe duke u rahur nëpër zyrat e degëve mes vete, dhe tani ja paska fajin Lëvizja BESA.
Ky tip manipulanti dhe soj i politikanëve që duan të jenë lider i krimit dhe strukturave kriminale, duhet të jap llogari për atë që humbjen nuk e kërkon në oborrin e vet por në strukturat e partive tjera.
Sa i takon asaj se sa antarë të komisioneve zgjedhore ka patur Lëvizja BESA, lideri i stisur, shpërfytyruesi i të vërtetës dhe rrenacak, le të jep sqarim në zgjedhjet presidenciale se si kryetarët degëve të partisë së tij nuk kishin emra të plotsojnë komisionet zgjedhore dhe 5 në 12 nuk e përmbushën numrin edhe pse i kërkonin 50% të komisionerëve.
Zgjedhjet lokale janë afër dhe po ky i njejti “lider” ta shohim se te cila parti oponente do ta kërkojë përgjegjësinë e humbjes të zgjedhjeve.
Deri atëhere i bëj një apel le ti mban struktruat, se kot po mundohet ti mashtron se do ketë zgjedhje dhe se do vjen në Qeveri kur ai e din shum mirë se derisa vazhdon të jetë lider i grupeve kriminale nuk mund as të endërron të merr mbështetjen e shumicës së shqiptarëve.
Pastro oborrin tënd, pastaj komento të tjerët!”, ka shkruar Arjanit Hoxha./Nmk-post/

Read Previous

Maqedoni, bartja e virusit COVID-19 po zvogëlohet

Read Next

Kovid-19 mori edhe një jetë të re – Ndërroi jetë profesori 35 vjeçar

%d bloggers like this: