Hoxha takon qytetarët e Konjarës, Inspektorati i bujqësisë do të veproj për problemin e tyre

Sot Ministri i Bujqsisë, Arianit Hoxha ka realizuar takim me banorët e fshatit Konjari i Mesëm.

Në këtë takim u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohet ky fshat, më konkretisht, u diskutua për gërmimet e pakontrolluara të rërës, gjë që shkatërron burimet natyrore dhe rrezikon shtëpitë, sepse gërmimet realizohen në afërsi të zonës së populluar, përcjell nmk-post.com

Ankesa e banorëve të këtij vendbanimi ishte se po shkatërohet toka pjellore e dhënë nën koncesion, ku një pjesë e vogël e kësaj sipërfaqeje është nën juridiksionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në lidhje me këtë rast, Ministri i Bujqsisë ka informuar Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi të cili do të veprojë në përputhje me kompetencat e tij dhe nëse konstatohet abuzim, për të njëjtën do të ndërmerren masa.

Advertisement

Hoxha tha se nuk do të lejohet që asnjë shkelje të dispozitave ligjore dhe keqpërdorim të tokës bujqësore.

Banorëve të këtij vendbanimi ju është premtuar se nga ana e ministrisë e gjithë kjo do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur./nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like